Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së është shprehur skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit.
“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel.
Sa i përket Serbisë, Merkel tha se ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën.
Ndryshe, më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosin për hapjen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /tch/