Telegrafi

Merkel pranon se në Gjermani ka zona ku as policia nuk guxon të hyjë

Ministrat gjermanë kanë mbetur pa koment, me pretendimin e kancelares Angela Merkel se në Gjermani ka ‘zona mos shko’.

Zyrtarët shtetërorë kishin hedhur poshtë lajmet se në shtet ka hapësira ku nuk iu lejohet hyrja policisë apo forcave tjera të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste televizive, Merkel ka pranuar se është pro politikave me zero tolerancë ndaj krimit, ku përfshihen edhe këto zona, në të cilat tha se ‘askush nuk guxon të hyjë’.

“Këto hapësira ekzistojnë dhe askush nuk po ua përmend emrat, apo të bëjë diçka për to”, ka thënë Merkel.

I pyetur më shumë për këto zona, zëdhënësi Steffen Seibert ka thënë se ‘për këto do të flet vet kancelarja’.

Ministri i Brendshëm, Johannes Dimroth ka thënë për këto hapësira, se janë çështje lokale dhe jo federale, andaj nuk është në kompetencën e tij. /Telegrafi/