Telegrafi

Merkel nuk shqetësohet shumë për skandali “Volkswagen”!

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vlerësoi se skandali Volkswagen ishte “dramatik”, por nuk do të kishte ndikim afatgjatë në lidhje me reputacionin e industrisë gjermane.

Në një intervistë për radion publike “Deutschlandradio”, Merkel theksoi se “Volkswagen” tashmë duhej t’i nënshtrohej një “transparence më se të nevojshme”.

“Sigurisht është një ngjarje dramatike e cila nuk është e mirë”, u shpreh ajo. “Por, besoj se reputacioni i industrisë gjermane, besimi në ekonominë gjermane nuk është provuar që ne të mos konsiderohemi më si një vend i përshtatshëm në fushën e biznesit”.

Ndërtuesi i automjeteve, një prej kampionëve të industrisë gjermane, pranoi se ka instaluar në mbi 11 milionë të automjeteve të tij të shitura në mbarë globin, një sërë programesh që zhvlerësonin rezultatet e matjeve të ndotjes.

Kjo pajisje zbulonte kur makina i ishte nënshtruar testit të kontrollit, duke e vendosur atëherë motorin në komandën ndotje minimale, motori rimerrte më pas komandën e funksionit të zakonshëm operativ ndotës.

Kështu, rezultati përfundimtar i përshtatej limitit strikt të vendosur nga autoritetet amerikane, teksa ishte nën kushtet laboratorike, por kur pajisja “mashtruese” dilte nga sistemi, EPA thotë se motorët dizel lëshon oksidet e azotit (NOx) deri në 40 herë më shumë se limit ligjor.

Limiti për emetimin e këtyre oksideve në Evropë është më pak i rreptë në krahasim me standardet në Amerikë.