Site icon Telegrafi

Merkel nuk pajtohet me Macronin: NATO është gurthemeli ynë, nuk pajtohem me qëndrimin e tij se NATO-s i ka vdekur truri  

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komentuar sot deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili gjatë një interviste deklaroi se NATO-s i ka vdekur truri, duke pranuar se nuk ndanë të njëjtin qëndrim me të.

“NATO mbetet gurthemel i sigurisë”, ka deklaruar Merkel gjatë një konference për media së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu Stoltenberg nuk është pajtuar me qëndrimin e Macron, që e ka përshkruar NATO si një aleancë që i ka vdekur truri.

Lexo po ashtu Emmanuel Macron: NATO-s i ka vdekur truri

Ai ka paralajmëruar vendet anëtare të BE-së se nuk munden më të mbështeten në SHBA-të, pasi sipas tij nuk mund të pritet më nga SHBA-ja që t’i dalë në mbrojtje vendeve anëtare të NATO-s.

“Ajo çfarë nëpër të cilën po kalojmë mund ta përshkruajmë si vdekje të trurit të NATO-s”, ka deklaruar Macron për The Economist. /Telegrafi/

Exit mobile version