Site icon Telegrafi

Merkel kundër heqjes së sanksioneve evropiane ndaj Rusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, doli kundër heqjes së sanksioneve evropiane ndaj Rusisë, për aq kohë sa nuk ka përparime në procesin e paqes në Ukrainën Lindore.

”Nuk parashikojmë heqjen e sanksioneve kundrejt Rusisë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut apo arritjen e progreseve”, deklaroi kancelarja për median gjatë një vizite në Vilnius.

Marrëveshjet e paqes të Minskut, të nënshkruara në 2015 dhe të mbështetura nga Gjermania dhe Franca mundësuan frenimin e dhunës dhe kufizimin e zonës së konfliktit, ku janë regjistruar më shumë se 10 mijë të vdekur në lindje të Ukrainës.

”Deri më tani, nuk ka përparime thelbësore në procesin e Minskut dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë”, theksoi Merkel. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version