Site icon Telegrafi

Merkel kërkon nga Britania të qëndrojë në BE

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se vendet brenda Bashkimit Evropian negociojnë marrëveshje më të mira se ato që mbesin jashtë.

Merkel tha se është vendim i britanikëve, por ajo shpreson se ata do të votojnë pro qëndrimit në BE, në referendumin që do të mbahet me 23 qershor.

Sipas saj, qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE sjellë përfitime të mëdha për të gjithë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Në anën tjetër, ata që janë pro largimit nga BE, thonë se qëndrimi i Britanisë në BE, mund të sjellë përfitime për Gjermaninë, por një gjë e tillë nuk do të nënkupton interes për britanikët.

Gjatë një konferencë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin, Merkel tha se një gjë e tillë varet nga britanikët, por vazhdon të shpresojë që Mbretëritë e Bashkuara të jenë pjesë përbërëse e BE-së.

Exit mobile version