Telegrafi

Merkel ishte “shënjestër” e personit që mbyti 11 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, telefoni i zbuloi planet e tij rrëqethëse

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë cak i terroristit, që me kamion mbyti 11 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin gjatë vitit 2016. Këto pretendime po bazohen gjykuar në fotografitë që i posedonte në telefon i akuzuari për këtë sulm.

Në telefonin e Anis Amrit i cili më 19 dhjetor të vitit 2016 u fut me kamion në masën e grumbulluar në tregun e Krishtlindjeve, është gjetur një fotografi “selfie” e shkrepur para ndërtesës në të cilën banon kancelarja Merkel, transmeton Telegrafi.

Materialet në telefonin e tij kanë arritur t’i sigurojnë dy mediume gjermane, kurse besohet se po të njëjtën ditë kishte filmuar edhe “shënjestrat” e tjera potenciale.

E në telefon ka filmime të zonës përreth katedrales në Berlin, kurse sipas vlerësimeve të shërbimeve gjermane të sigurisë BKA, ato mund t’i kenë shërbyer që ta ketë më të lehtë t’i gjej shënjestrat e mundshme.

Filmimet janë bërë më 23 tetor, shtatë javë para sulmit në tregun e Krishtlindjeve. Në fotografinë e shkrepur para katedrales Amri ka pozuar me gishtin tregues të ngritur lart.

Në anën tjetër hetuesit më vonë kanë konstatuar se Amri, këtë pjesë e kishte konsideruar si “shënjestër” të mundshme për sulm. E vetëm disa minuta më herët ai ishte fotografuar edhe para shtëpisë së Angela Merkel.

Megjithatë ajo çfarë ka brengosur më së shumti ekspertët e sigurisë dhe opinionin publik, se në raport të hetuesve përmendet vetëm selia e shoqatës së fizikanëve gjermanë.

“Fakti që në dokumente nuk përmendet as mundësia që ndërtesa ku jeton kancelarja ka mundur të sulmohet, na ka nervozuar shumë”, thotë eksperti i sigurisë së brendshme Konstantin fon Noc.

“Policia është e obliguar të informoj opinionin. Është aspekt i rëndësishëm i sigurisë për vendin tonë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që Anis Amri me kamion ishte futur në turmën e qytetarëve të mbledhur në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke mbytur 11 persona dhe lënduar 55 tjerë. E viktima e 12-të ishte shoferi i kamionit, kurse Amri ishte arratisur për t’u arrestuar pas katër ditëve gjatë një kontrolle rutinore në Itali. /Telegrafi/