Telegrafi

“Merkel duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Këshillit të BE-së”

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi beson se kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës në Europë, pas përfundimit të mandatit të saj, qoftë si president i Këshillit Evropian, qoftë si shef i politikës së jashtme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në librin e tij të ri “Un’altra strada”, ish-udhëheqësi italian ka shkruar: “Do të ishte e dëshirueshme që një figurë udhëheqëse si Angela Merkel, e cila do të largohet nga Kancelaria në muajt e ardhshëm pas 15 vjetësh lidershipi i pandërprerë, mund të vazhdojë t’i shërbejë Evropës në një kapacitet tjetër”.

“Merkel sigurisht që mund të jetë një person i mirë për të udhëhequr politikën e jashtme, por ajo gjithashtu mund të jetë një kandidat i mirë për të kryesuar Këshillin”, shtoi ai.

Me Merkel në daljen e saj, Renzi gjithashtu u tha gazetarëve se presidenti francez Emmanuel Macron ishte i vetmi udhëheqës europian kombëtar “i cili ende mund të luajë një rol në Evropë, pavarësisht vështirësive të tij në Francë”.

“Europianët duhet të luten që Angela Merkel të jetë president i Këshillit Evropian. Nuk e di nëse do ta bëjnë një gjë të tillë”, shtoi ai.

E ardhmja e Merkel ka qenë në qendër të spekulimeve të forta pasi që ajo njoftoi në tetor të vitit të kaluar se nuk do të kërkonte rizgjedhjen si drejtuese e partisë së saj dhe do të linte politikën në fund të mandatit të saj të tanishëm.

Siç shkruan euronews, Merkel gjithmonë ka refuzuar të përgjigjet rreth planeve të saj për jetën e saj pas kancelares. /Telegrafi/