Site icon Telegrafi

Merkel: Ditët e ardhshme vendimtare për marrëdhënien tregtare postBrexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare mes Londrës dhe Brukselit për marrëdhënien tregtare postBrexit.

“Ne do të dimë në ditët e ardhshme nëse shkojmë përpara ose jo”, theksoi Merkel pas një jave negociatash, e fundit zyrtarisht në rendin e ditës, raporton ATSh.

“Për sa kohë që negociatat vazhdojnë, unë jam optimiste, por nuk mund të njoftoj një përparim. Kjo do të vendoset në ditët në vijim”, shtoi ajo.

Exit mobile version