Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të shtunën në Maqedoni ka folur edhe për për mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka thënë se “stabiliteti nga pikëpamja e Gjermanisë dhe Evropës, ne kemi më së shumti interes për rajon stabil. Kur shikoni në hartë, e dini se Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë Bashkimit Evropian”.
Sipas saj “integriteti territorial është një pikënisje e rëndësishme në mënyrë që të ketë bashkëpunim kur të gjitha shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”.
Përndryshe Merkel ka vizituar Shkupin, në prag të mbajtjes së referendumit për emrin në Maqedoni.
Ajo ka ftuar qytetarët e këtij shtetit që më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për të ardhmen euroatlantike të vendit të tyre.