Telegrafi

“Meritonim barazimin, nuk jam i lumtur me golat që pësuam” – kapiteni Gjimshiti flet edhe për ndeshjen me Spanjën

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur pas ndeshjes duke thënë se i ka pëlqyer reagimi i ekipit, pas ndeshjes ku kuqezinjtë barazuan 2-2.

Mbrojtësi theksoi se nuk mund të kënaqet pasi skuadra pësoi dy gola, ndërsa shtoi se ndaj Spanjës do të provojnë dhe do të luajnë në maksimum shanset e tyre.

“Të them të drejtën jam i lumtur për ekipin, reagimi ishte i fortë. Në fund meritonim barazimin, nuk jam i lumtur me golat që pësuam. Kombëtaret e mëdha me lojtarë të fortë nuk ju duhen shumë metra apo raste për të shënuar. Deri në të 74 nuk kishin raste, mbrojtëm mirë”.

“Por, ato dy gola, nuk e di çfarë të them, më duhet ende që t’i përtyp. Si mbrojtës nuk mund të jem i lumtur për ato dy gola, në fund duhej të kënaqeshim me barazim”.

“Ndaj Italisë mungoi agresiviteti, por ndaj Kroacisë ishim gati dhe luftuam në çdo metër pavarësisht emrave që kanë ata në mesfushë. Nuk faule, i penguam”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Shqipëri 2-2 Kroaci: Strakosha yll te kuqezinjtë, Kramaric te kroatët

“Spanja? E njeh gjithë bota dhe janë favoritë në çdo ndeshje që luajnë. Janë favoritët për të fituar turneun. Por, për rrugën që kemi përpara, me pesë ditë kohë, do të mundohemi të përgatitemi mirë dhe t’i bezdisim. Edhe me Kroacinë mund të shënonim dy apo tre, e respektojmë Spanjën por do të provojmë shanset tona”, deklaroi Gimshiti.

Në fund kapiteni i falënderoi tifozët janë gjithmonë “on top”, duke shtuar se ata i mbështesin gjithmonë, jo vetëm në stadium. /Telegrafi/