Meriton Mjekiqi shënon një tjetër vit jetë, kësaj radhe brenda mureve të Big Brother VIP Albania 3.
Konkurrenti aktual i edicionit të shumëpërfolur të BBVA, feston sot ditëlindjen e tij të 29-të.
Pavarësisht se ndodhet ende brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pa mundësinë të kremtojë si zakonisht me miqtë dhe familjarët jashtë, dhe urimet e shumta për të s’kanë munguar.
anorët e tjerë dhe njerëzit e tij të afërt kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë mesazhet e tyre të përzemërta dhe për t’i dërguar dashurinë, ndërsa Meritoni vazhdon eksperiencën e tij televizive që ka tejkaluar tashmë 100 ditë.
Një nga urimet më të veçanta erdhi nga e dashura e tij, gazetarja Ilnisa Agolli, me të cilën u njoh gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e BBVA.
“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”, shkroi ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory.
Meritoni përndryshe është një nga pesë finalistët pretendent për çmimin e madh, bashkë me katër finalistët e tjerë: Egla Ceno, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Julian Deda. /Telegrafi/
* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Albania 3.