Një moment i ngrohtë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku prezantuesi Meriton Mjekiqi u befasua nga një vizitë e papritur e dy vëllezërve dhe motrës së tij.
Gjatë këtij takimi të veçantë, Meritoni nuk mundi të fshehte emocionet dhe lotët e tij derdhen ndërsa dëgjon fjalët e dashurisë dhe mbështetjes nga anëtarët e familjes së tij.
Ky takim familjar i papritur brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka treguar një anë tjetër të jetës së banorëve të “Big Brother VIP”.
Pjesëmarrësit e këtij reality show nuk janë vetëm karaktere të ekranit, por edhe njerëz me lidhje të thella familjare dhe emocionale jashtë tij.
Për Meritonin, takimi me vëllezërit dhe motrën ishte një moment i rrallë i prekshëm – kjo pasi ai fillimisht u detyrua të qëndrojë “i ngrirë” nga vëllai i madh, deri në moment që u lejua t’i takonte të tre.
Ai u përball me valën e emocioneve dhe dashurisë që i rrethon, duke dëshmuar për të gjithë se ndjenjat e sinqerta nuk njohin kufij dhe se dashuria familjare mbetet burim i padiskutueshëm i forcës dhe mbështetjes. /Telegrafi/