Site icon Telegrafi

Meriton Korenica beson që Ballkani mund ta kalojë Ludogoretsin: Jemi të bashkuar, japim maksimumin

Ballkani të martën luan ndaj Ludogorets në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, një përballje e vështirë për suharekasit.

Njëri nga lojtarët kryesor të kampionëve të Kosovës, Meriton Korenica, beson që skuadra ku ai luan ka të gjitha mundësitë të kalojë tutje.

Korenica në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje edhe pse përballë kanë një kundërshtarë të fortë, do të mundohen të japin më të mirën.

“Po përgatitemi maksimalisht për ndeshje. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do te japim maksimum për ta bërë më të mirën. Jemi kundër një kundërshtari i Ludogorts, por kemi treguar se mund të luajmë si të barabartë kundër ekipeve të nivelit të tillë”, ka thënë fillimisht Korenica.

Tutje ai ka folur për lojtarët e ri dhe komponimin e skuadrës, duke konfirmuar se janë gati për garat evropiane dhe atmosferë në mjedisin ‘portokallezi’ është fantastike.

Lexo po ashtu Kampioni i Rumanisë pas tre yjeve të Ballkanit, Korenica dëshira kryesore e tyre

“Po ka pasur disa ndryshime dhe prurje të reja. Lojtarët që kanë ardhur janë ambientuar shumë mirë me grupin dhe gjithçka është duke shkuar shumë mirë deri më tani. Jemi një ekip si grup shumë i fortë. I ndihmojmë njeri-tjetrin, dhe edhe pse nuk jemi favorit ne do te japim maksimumin për të kaluar tutje. Fundja futbollit nuk i dihet asnjëherë, ka shumë befasi”, nënvizoi ‘Kore’.

Në fund njëri nga lojtarët më të mirë të kampionatit tonë, ka një thirrje për të gjithë tifozët e futbollit.

“Pres një mbështetje të madhe si gjithmonë nga tifozët tanë, jo vetëm të Suahrekës, por edhe të gjithë Kosovës, pasi këtu e përfaqësojmë Kosovën dhe pres një mbështetje nga e gjithë Kosova”, përfundoi Korenica.

Lexo po ashtu Formacioni i vitit 2022 në Superligën e Kosovës në futboll

Ballkani luan të martën në ‘Fadil Vokrri” nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version