Site icon Telegrafi

“Meridian Express” mbush tre vite: Rritemi bashkë me ju!

Sot është përvjetori i tretë i zinxhirit më të gjerë të marketeve në Kosovë, “Meridian Express”.

Marketi i parë u hap më 1 tetor 2012. Tani “Meridian Express” numëron 32 markete në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës.

“Meridian Express” ofron produkte të cilësisë së lartë, shërbim kualitativ dhe çmime shumë të arsyeshme për konsumatorët.

Prezenca e produkteve “BUKA” në të gjitha marketet e “Meridian Express” e bën këtë rrjet edhe më unik.

Kohëve të fundit kompania “Meridian” ka hapur markete të reja me stil modern dhe gërshetim të “Meridian Express” me “Meridian Kitchen” dhe “BUKA”.

“Meridian Express” vazhdon të rritet dhe të tregohet mjaft i suksesshëm në tregun kosovar. “Meridian Express” vazhdon të mbetet kompania me programin më të avancuar të lojalitetit në Kosovë. “Kartela Ime” deri më tani numëron mbi 27 mijë konsumatorë luajalë.

Gjatë dy viteve të fundit, kompania ka punësuar rreth 300 punëtorë/e, prej të cilëve më shumë se 50 për qind janë femra. Kjo ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe pjesëmarrjen e gjinisë femërore në fuqinë punëtore. Gjithashtu, “Meridian Express” tanimë është zhvilluar jo vetëm si kompani, por edhe si lider i korporatave me përgjegjësi shoqërore në Kosovë.

Si pjesë e pandashme e shoqërisë, “Meridian” ofron përkrahje të vazhdueshme organizatave lokale, duke filluar nga ato të bamirësisë e deri tek ekipet sportive.

Si një ndër themeluesit e rrjetit CSR në Kosovë, “Meridian” vazhdon të prijë dhe të jetë shembull për akterët tjerë të sektorit privat në Kosovë.

Qëllimet dhe vlerat e mirëfillta të përgjegjësisë shoqërore janë ato që e definojnë dhe udhëheqin “Meridian”-in, dhe mu këto vlera të inovacionit e bëjnë këtë kompani të dallohet dhe të jetë më ndryshe në tërë tregun e Kosovës.

“Meridian Express” falënderon të gjithë konsumatorët e saj luajalë dhe stafin e saj që me përkushtimin e tyre ka arritur deri këtu.

Exit mobile version