Të enjten në mbrëmje janë mbyllur ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Në këtë garë militojnë shumë futbollistë shqiptarë, ku disa prej tyre shkëlqyen në këtë xhiro.
Mërgim Berisha dhe Myrto Uzuni shënuan gola të bukur për Fenerbahcen dhe Ferencvarosin.
Top strike from Matchday 4? 🔝
⚽️ Sofiane Feghouli, Galatasaray
⚽️ Mergim Berisha, Fenerbahçe
⚽️ Saïd Benrahma, West Ham
⚽️ Myrto Uzuni, Ferencváros @Heineken | #UELGOTW | #UEL— UEFA Europa League (@EuropaLeague) November 4, 2021
Madje të dy golat u futën në listën e ngushtë të garë për ‘Golin e javës’ në Ligën e Evropës, ku në garë ishin edhe Sofiane Feghuli (Galatasaray) dhe Sadi Benrahma (West Ham).
Por goli i Mërgim Berishës me gjysmë gërshërë është zgjedhur më i miri i javës që sapo lamë pas.
A stunning team move finished off in style 🔥
⚽️ Mergim Berisha's volley wins Goal of the Week! 💥@Heineken | #UELGOTW | #UEL pic.twitter.com/PuMAIF0u0O
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) November 5, 2021
Berisha ka gjetur golin e parë në fitoren 3-0 të Fenerbahce ndaj Antwerp, që ishte edhe e para për turqit në këtë garë. /Telegrafi/