Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe diplomaten e parë të Kosovës që do të shërbejë si oficere ndërlidhëse në Departamentin Amerikan të Shtetit, Merdiana Leci.
Hovenier përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ishte një diskutim shumë produktiv me ministren Gërvalla dhe diplomaten Leci.
“Bisedime produktive me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe i frymëzuar që takova Merdiana Lecin, diplomaten e parë të Kosovës që do të shërbejë si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington. Ky program do të përforcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin SHBA-Kosovë në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier.
Kujtojmë se ambasadori Hovenier dje ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/
Productive discussion with @MFAKosova Gervalla & inspiring to meet Merdiana Leci, Kosovo’s first diplomat to serve as a liaison officer at the @StateDept in Washington. This program will strengthen U.S.-Kosovo understanding & cooperation on shared foreign policy priorities. pic.twitter.com/CXQGGJ66cA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 11, 2022