Site icon Telegrafi

Mercenarët kinezë luftojnë për rusët në Ukrainë, komunikojnë me ushtarët e Putinit përmes ‘përkthyesit’ elektronik

Duket se humbjet e mëdha të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, i ka detyruar autoritetet ruse të sigurisë që të rekrutojnë mercenarë kinezë, shkruan Newsweek.

Këto pretendime i ka bërë një bloger ushtarak rus, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Pamjet e shpërndara nga korrespondenti ushtarak rus Pavel Kukushkin në kanalin e tij në Telegram, shfaq dy burra të ulur pranë njëri-tjetrin në një tavolinë, duke komunikuar në gjuhën ruse dhe atë kineze përmes një audio-përkthyesi elektronik.

Lexo po ashtu Ishin munduar t’i ndalin me çdo kusht, por pa ndonjë sukses – momenti kur dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse Caesar Kunikov

“Nuk ka barriera në gjuhë! Mercenarët nga Kina komunikojnë me komandantin e Brigadës Pyatnashka – duke përdorur një përkthyes online”, ka shkruar Kukushkin.

Presidenti rus Vladimir Putin prej kohësh ka shprehur interesim për rekrutimin e qytetarëve nga Kuba, Armenia dhe Kazakistani.

Në anën tjetër, inteligjenca ushtarake ukrainase HUR pretendon se rusët kanë rekrutuar mercenarë edhe nga Siria e Malajzia. /Telegrafi/

Exit mobile version