Telegrafi

Mercenarët e Wagnerit kthehen në lindje të Ukrainës

Ilustrim

Ish-mercenarët e grupit Wagner me bazë më parë në Bjellorusi, raportohet se kanë nënshkruar kontrata me ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe janë zhvendosur në frontin lindor në Ukrainë.

Disa prej këtyre mercenarëve janë ridrejtuar gjithashtu në Afrikë, raportoi Ukraine Pravda, duke cituar Illia Yevlash, zëdhënës i Grupimit Lindor të Forcave.

Lexo po ashtu Publikohet renditja e 50 hebrenjve më me ndikim për vitin 2023: Prigozhin gjendet në listë, por jo edhe Zelensky

Yevlash vuri në dukje se niveli i tyre i kërcënimit ishte zvogëluar që nga vdekja e udhëheqësit të tyre kryesor, Yevgeny Prigozhin, shkruan skynews.

“Ish-anëtarët e kompanisë ushtarake private Wagner tani janë aktualisht të pranishëm në territorin e Grupit Lindor të Forcave”, tha ai.

Lexo po ashtu Si do të përpiqet Perëndimi ta vërtetojë lajmin nëse ka vdekur Prigozhin?

“Ata po marrin pjesë në luftime. Konkretisht, ata vijnë nga territori i Bjellorusisë, ku kishin kampet e tyre. Ata tani janë duke u shpërndarë”, pohoi Yevalsh.

Ai shtoi se këta ushtarakë janë bashkuar në njësi të ndryshme – me disa që shkojnë në Afrikë, ndërsa të tjerët kanë dhënë dorëheqje nga kontratat me ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe po marrin pjesë në luftë në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë si instruktorë.

Ndryshe, Prigozhin ka ndërruar jetë muajin e kaluar pas një aksidenti me aeroplan. /Telegrafi/