Grupi Wagner nuk po lufton në Ukrainë për momentin, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Jake Sullivan e bëri këtë deklaratë në Forumin e Sigurisë në Aspen këtë mbrëmje pasi dolën pamjet e luftëtarëve të grupit mercenar në Bjellorusi, transmeton Telegrafi.
Grupi ishte rebeluar muajin e kaluar duke ia mësyrë edhe Moskës, por u ndal pasi një marrëveshje u ndërmjetësua nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.
Luftëtarëve të grupit Wagner iu dhanë tre opsione sipas marrëveshjes: Të bashkohen me ushtrinë ruse, të pensionohen ose të ndjekin udhëheqësin e tyre Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi.
Prigozhin në një video të mërkurën tha se njerëzit e tij nuk do të merrnin më pjesë në luftime në Ukrainë tani për tani, por shqetësimet janë ngritur pasi trupat e tij filluan të stërvitnin ushtrinë bjelloruse. /Telegrafi/