Mercedez-Benz ka nxjerrë në shitje makinat e të gjitha epokave.
Gjiganti i prodhimit të makinave ka hapur një biznes të ri fitimprurës, i quajtur “All-Time Stars”, ku do të shesë të gjitha makinat klasike të cilësisë së lartë.
Makina më e vjetër që ofrohet për shitje është modeli Type 630 Kompressor i vitit 1929, që kushton rreth 912 mijë dollarë. Ndërsa, modeli më i ri është një SL 55 AMG Mille Miglia Edition i vitit 1999, me 350 kuaj fuqi.