Telegrafi

Mercedesi vendos drita të reja te E-Classi i ri

Mercedes-Benzi ka prezantuar dritat e pasme të serisë E-Class për vitin 2016.

Deri më tani janë publikuar shumë fotografi të E-Class 2016 dhe së fundmi kompania gjermane është përkujdesur që të japë më shumë informata për dritat e reja që do të vendosen te modeli i ri.

Raportohet se dritat e reja do të jenë më të vogla se seria C-Class dhe më të mëdha se modelet e S-it, por do të kenë grafikë dhe teknologji të re që është përdorur për herë të parë te E-Class, transmeton Koha.net.

Gjatë natës, dritat e pasme do të punojnë deri në 80 për qind krahasuar gjatë ditës, të cilat do të funksionojnë deri në 60 për qind kur të ndalet vetura. Ky version automatik i dritave është vendosur që të mos pengojë vozitësit tjerë.

Për detajet tjera duhet të pritet deri në prezantimin e Mercedesit të ri që do të prezantohet në janar të vitit 2016.