Telegrafi

Mercedesi prezanton anëtarin e ri (Foto)

Pas prezantimit të mbrëmshëm, Mercedes-Benzi ka publikuar detajet e anëtarit më të ri, C-Class Coupe.

Coupe me dizajn të Daimlerit do të fillojë të shitet nga muaji dhjetor dhe pritet të lansohet në dy versione, me motor katër-cilindra me benzinë dhe diesel, transmeton Koha.net.

Seria C-180 do të ketë motor 1.6-litra me 156 kuaj fuqi, i përcjell nga C 200 me 2.0-litra me 184 kuaj fuqi. Fuqi të njëjtë pritet të ketë edhe modeli C 250 me 211 kuaj fuqi. Modeli i fundit C 300 do të ketë 245 kuaj fuqi.

C-Class ka dizajn të njëjtë me paraardhësin dhe raportohet se versioni kabrio do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm.