Përveç modeleve të modifikuar, si Mercedes G55 dhe G63 AMG, si dhe McLaren 650S Spider, kompania FAB Design vizituesve të panairit të sivjetshëm të veturave në Gjenevë u ka prezantuar edhe modelin e modifikuar Mercedes S-Class Coupe (C217).
FAB Design është përkujdesur për përforcimin e motorit V8 BiTurbo, i cili tani ka kapacitet prej 630 KF, si edhe marshin dhe frenat e modifikuar, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky model ka Wide Body Kit, mbrojtësi i përparmë me spoiler i modifikuar, set pragjesh, difuzer i pasmë, spoiler mbi kapakun e bagazhit, mbrojtësit e rrotave më të zgjeruar, tubat e shkarkimit prej kromi dhe një set të rrotave të reja prej 22-inç me goma 265/30R22 dhe 295/25R22.