Kompania kanadeze Inkas Armored Vehicle Manufacturing, ka zgjeruar ofertën e saj me modelin në version të zgjatur e të blinduar, në nivel B6+, Mercedes G63 AMG.
Ky model i blinduar posedon motorin 5.5-litër V8 Twin-Turbo me 544 kuajfuqi.
Mercedes G63 AMG është zgjatur për 109 centimetra më shumë në krahasim me versionin standard, transmeton Koha.net. Eksterieri i këtij modeli të blinduar është me ngjyrë të zezë mat, posedon kamerat për të monitoruar situatën rreth automjetit, dritat LED dhe dritat shtesë opsionale, xhamat anti-plumb.
Gjithashtu, Mercedes G63 AMG i blinduar posedon enterierin luksoz prej lëkurë dhe disa elemente nga druri, ulëset nga lëkura me nxehje/ftohje dhe funksionin për masazh, sistemin satelitor për televizion, mini bar, frigorifer…
Çmimi për G-Class të tillë fillon nga 450 mijë dollarë, por mund të kushtojë edhe më shumë varësisht nga specifikat që i kërkon klienti, duke tejkaluar milionëshin.