Site icon Telegrafi

Mercedes GL shndërrohet në GLS

Sipas paralajmërimeve, Mercedes GL faceliftt, me rastin e ridizajnimit të vet, do ta ndryshojë emrin në GLS.

GLS, gjatë muajve të shkuar disa herë është xhiruar gjatë testimit të vozitjes, e tani me gjasë janë edhe dy fotot e tij zyrtare, të skanuara dhe që kanë rrjedhur nga fabrika.

GL facelift në GLS më së shumti ndryshime vizuale do të ketë në pjesën e përparme (maska, dritat , mbrojtësi), e duhet përmendur edhe kapakun e dekoruar, grafikun e dritave të pasme dhe sistemin e gazrave si dhe interierin e modifikuar me volanin shumëfunksional dhe me sistemin infotainment, transmeton Koha.net.

Njoftohet se porositë e para për GLS-në do të pranohen gjatë dhjetorit, ndërsa premiera e tij do të mbahet në nëntor në Los Angeles. Dërgesat e para priten në janarin e vitit 2016.

Sa i përket motorit, Mercedesi në versionin e aktual të GL të vitit të shkuar kishte motorin GL400 me 3,0 litra, V6 twin-turbo motor benzinë me 333 kuajfuqi

Po ashtu, versionin GL 63 AMG do ta lëvizë motori V8 5,5 litërsh twin-turbo me 557KS dhe mbetet për t’u parë nëse do të fitojë versionin S me 585 kuajfuqi .

Një nga lajmet jozyrtare nga Mercedesi thotë se po shqyrtohet mundësia që GLS të ofrohet edhe në variantet me diferencë me të madhe boshtore, por edhe si Coupe.

Exit mobile version