Mercedes-Benzi në vitin 2019 do të sjellë rivalin e veturës Audi TT, bëjnë të ditura mediat britanike.
Ditë më parë u raportua se Daimleri ka plane për rivalin e Audi TT dhe sipas Autocar kjo makinë do të ketë platformën MFA dhe do të jetë pjesë e gjeneratës së ardhshme të familjes A-Class.
Sipas spekulimeve, vetura do të vijë në formatin 2+2 dhe do të ketë sistem 4MATIC, transmeton koha.net.
Besohet se në mesin e disa modeleve, motori më i fortë do të jetë me katër cilindra, 2.0 litër benzinë me afër 400 kuajfuqi.
Ky motor do të jetë i lidhur me marsh me automatik me gjashtë shpejtësi që siguron shpejtësinë prej 0 në 100 kilometra në orë për më pak se 4.5 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj superveture do të jetë 250 km/h.
Njëherësh, baht e ditur se Mercedesi ka në plan të rivalizojë edhe modelin Audi Q1. /Telegrafi/