Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz F 015, do ta ndryshojë të ardhmen e veturave (Foto/Video)

Vetura koncept Mercedes-Benz F 015 u bë i dukshëm për banorët e San Franciskos. Kjo veturë e së ardhmes, e cila nuk ka nevojë për shofer, dukej si një objekt fantastiko-shkencor teksa lëvizte nëpër rrugët e këtij qyteti.

I fuqizuar me një motor hibrid-elektronik që ofron 900 kilometra vozitje autonome, e bateri shtesë që ofron edhe 200 kilometra të reja, F 015 është dizajnuar me kamera, sendorë dhe ekrane për të monitoruar rrugën.

Interieri sportiv ofron katër ulëse të rehatshme dhe komfore, ndërsa fakti se vetura nuk ka nevojë për shofer mundëson që pasagjerët të jenë përballë njëri-tjetrit për të bërë bisedë të lirë.

“Secili që fokusohet në tërësi në teknologji, ende nuk e ka kapur konceptin se si vozitja autonome do ta ndryshojë shoqërinë tonë”, ka theksuar Dieter Zetsche, kryesues i ‘Daimler AG’ gjatë promovimit.

“Vetura po shkon përtej rolit të saj si mjet i transportit dhe në fund do të shndërrohet në një ‘hapësirë mobile lëvizëse’”, ka shtuar ai.

Se çfarë në të vërtetë ofron kjo veturë e së ardhmes, më së miri është t’i shikoni këto dy video. /Zëri/

Exit mobile version