Telegrafi

Mercedes AMG GT S vs Nissan GT-R NISMO (Video)

Mercedes AMG GT S dhe Nissan GT-R NISMO janë dizajnuar dhe synuar për blerës shumë të ndryshëm.

Është fantastike t’i shikosh këta dy vetura të garojnë kokë më kokë, në një garë, transmeton koha.net.

Është e mahnitshme të shohësh se si kjo garë shkon, pasi këto dy vetura i kanë dallim pothuajse 100 kuaj fuqi.

GT S është viktimë këtu, pasi është dizajnuar që të ketë 500 kuaj fuqi, ndërsa kundërshtari i tij GT-R NISMO ka plot 600 kuaj fuqi.

Edhe nuk është vetëm dallimi në kuaj fuqi, por edhe çmimi i tyre, një GT S kushton 130 mijë dollarë ndërsa GT-R NISMO 152 mijë dollarë.