Telegrafi

Mënyra se si do të dukej tabela e Ligës Premier me pikët që kanë fituar skuadrat në vitin 2020 – United në zonën e rënies nga liga

Nëse tifozët e Manchester Unitedit mendojnë se viti 2019 ka qenë i keq për skuadrën e tyre, duhet të shikojnë edhe vitin 2020 që nuk ka filluar mirë për ta.

Djajtë e Kuq kanë marrë vetëm një fitore, kanë barazuar në një ndeshje dhe kanë humbur tri takime nga muaji janar deri më tani në shkurt.

Formë aspak të mirë ka edhe Chelsea që ka marrë vetëm një fitore, ka barazuar në tri përballje dhe ka humbur një sfidë.

Man Utd (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli vazhdon të qëndrojë në formën e tyre të mirë, të ndjekur nga Manchester Cit, që ka marrë tri fitore, një barazim dhe një disfatë.

Ndërsa, Arsenali ka marrë një fitore dhe katër barazime, gjersa ende nuk kanë pësuar humbje.

The Reds deri më tani në vitin 2020 kanë marrë 18 pikë, City me dhjetë, The Gunners me shtatë, blutë me gjashtë dhe Unitedi me katër pikë. /Telegrafi/

Foto: The Sun