Është një kthesë e vështirë, në Wales të Britanisë së Madhe. Por, me mënyrën e vozitjes, kjo grua e ktheu në një skenë nga filmat në Hollywood.
Gruaja në të ‘80-at, pasi ka mbushur veturën me derivate, është nisur poshtë rrugës.
Në kthesën e vështirë, vetura ngjyrë gri ka mbetur në dy rrotat anësore, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk e ka shqetësuar gjyshen, e cila ka vazhduar rrugën sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/