Mentor Zhdrella ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” të Telegrafit, aty ku mes tjerash u pyet se kush është lojtari i tij i preferuar tek Kombëtarja e Kosovës.
Zhdrella gjatë kohës sa ishte aktiv në futboll ka veshur fanellën e disa klubeve të njohura si 2 Korriku, Hysi, Drita, Prishtina, Llapi dhe Dukagjini.
Sidoqoftë, përfundimi i karrierës nuk ishte edhe fundi i angazhimit të tij në futboll, pasi që Zhdrella tashmë ushtron rolin e drejtorit sportiv tek Llapi.
“Unë mendoj që është duke e bërë një përzgjedhje të lojtarëve ata që janë në formë momentale të mirë dhe besoj se kjo duhet me qenë tek Kombëtarja sepse vetëm kështu mund të pretendojmë të arrijmë diçka”.
“Por sigurisht, nuk diskutohet për grupin e lojtarëve që ka Kosova, i ka me shumë kualitet them të drejtën ka lojtarë shumë të mirë tek Kosova”.
“Po mendoj në bazë të asaj që e kënaq një shikues mua më pëlqen shumë se si ka luajtur, stili i lojës së Edon Zhegrovës është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Zhdrella.
Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.
Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix. /Telegrafi/