Besnik Krapi do të jetë sërish në ekranet tuaja si pjesë e serialit të famshëm komik, “O Sa Mirë”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lajmi i shumëpritur! U ktheva më në fund në serialin ‘O Sa Mirë’!”, ka shkruar aktori në Facebook.
Personazhi i tij, Mensur Ozil, është ndër më të pëlqyerit e serisë mbarëshqiptare. /Telegrafi/