Tri prej reperëve më të shquar të skenës muzikore shqiptare, kanë publikuar projektin e ri.
Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të paralajmëruar tash e sa kohë.
Projekti është punuar në studion e PINT dhe bëhet fjalë për një prej këngëve më të mira të këtij viti.
Videoklipi është punuar nga top regjisori, Alban Selimaj.
Ky projekt është pjesë e albumit, United States of Albania që do të publikohet shumë shpejt nga PINT.
Kënga e fundit e MC Kreshës ishte hiti me Fifin, “Psikopatja jote”.
Ndërsa së fundmi pjesë e labelit PINT është bërë edhe reperi Lluni. /Telegrafi/