Telegrafi

Menduan se lëvizja e makinerisë luftarake dhe këmbësorisë gjatë natës do të jetë lëvizje e mençur, gabohen rëndë rusët – i godet artileria ukrainase  

Ushtria ukrainase as edhe natën nuk po ndalet, duke detyruar forcat pushtuese të tërhiqen nga shumë rajone, të cilët po i godet me artileri të rëndë.

Një grup ushtarësh rusë duke menduar se natën nuk do t’i vërejë askush, vendosën të bëjnë lëvizjen e mjeteve ushtarake dhe këmbësorisë nga një zonë në tjetrën, transmeton Telegrafi.

Para ata “u kapën me presh në dorë”, pasi artileria ukrainase i lokalizoi dhe filloi t’i godasë, duke qenë tejet preciz në këto sulme të befasishme.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaq ushtarët rusë duke ecur në një zonë malore si dhe shpërthimet që pasojnë, duke bërë që dhjetëra prej tyre të mbesin të vdekur në vend.

Nga këto shpërthime janë shkatërruar mjetet e tyre të blinduara të cilat po i lëviznin në pozicione tjera. Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregon këtë moment. /Telegrafi/