Legjenda angleze, Jamie Carragher beson se Interi është një nga katër skuadrat e afta për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi Nerazzurrët u ngjitën përkohësisht në krye të renditjes së fazës së ligës të martën mbrëma.
Inter fitoi 1-0 në shtëpi kundër RB Leipzig për të bërë katër fitore radhazi në Evropë, duke ruajtur gjithashtu rekordin e tyre të pamposhtur dhe arritjen e tyre mbresëlënëse me zero gola të pësuara deri tani.
Duke vlerësuar performancën e tyre në CBS Sports Golazo pas përfundimit të ndeshjes, Carragher, fituesi i Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2005, pohoi se Interi është një nga katër skuadrat që mund të ecin deri në fund.
Another Inter clean sheet ✅
Another Inter win ✅#UCL pic.twitter.com/KITxdbg20q— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 26, 2024
“Ata janë fitues të mundshëm, mendoj se Interi mund ta fitojë atë”, ka thënë fillimisht Carragher për CBS të martën mbrëma.
“Kur ata arritën në finale kundër Manchester Cityt, pashë se si ata luajtën në atë finale. Dhe pastaj sezonin e kaluar, mendova se ata ishin shumë të pafat për eliminimin, mendova se ata ishin një nga skuadrat e pakta që mund ta ndalonin Cityn”.
“Kur mendon për skuadrat më të mira në këtë garë, gjithmonë shkon te City dhe Real Madridi, gjithmonë ndihesh sikur njëri prej tyre do ta fitojë atë. Liverpooli nuk ishte në të sezonin e kaluar, ata janë kthyer tani. Mendoj se skuadra tjetër, do të thosha Interi, janë katër skuadrat që mendoj se mund ta fitojnë atë”, përfundoi anglezi.
Inter a #UCL favorite? 👀@Carra23 weighs in on the Nerazzurri’s chances of winning the title this season 🔵 pic.twitter.com/fNOlWBMWVe
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 26, 2024
Interi kryeson përkohësisht renditjen e Ligës së Kampionëve me 13 pikë nga pesë ndeshjet e para të garës elitare për klube.
Liverpooli është e vetmja nga katër skuadrat që përmendi Carragher që mund të kap Nerazzurrët në këtë raund. Ata luajnë sot (e mërkurë) kundër Real Madridit në Anfield.
Ndërkohë, Manchester City mori një barazim shokues në shtëpi kundër Feyenoord të martën mbrëma, pavarësisht se kryesoi me tre gola me 15 minuta të mbetura dhe tani është i 15-ti në tabelë me dy fitore, një barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/