Blero dhe Afrona Dika janë rikthyer në vëmendje të publikut e shtypit rozë.
Kjo pasi blogerja ka ftuar në emisionin e saj “The Talk” ish-bashkëshortin, me të cilin u nda dy vite më parë.
Ata kanë folur për herë të parë për ndarjen e tyre duke treguar arsyet që çuan deri aty.
Ky emision do të jetë i ndarë në dy episode: I pari do të jetë më 31 maj, kurse i dyti më 3 qershor.
Në klipin e shkurtër, ata thonë se ia kanë borxh publikut që të thonë të vërtetën.
Të njëjtit u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore në Shqipëri.
Blero pas ndarjes nga Afrona ka shijuar edhe një lidhje tjetër të re. /Telegrafi/