Sipas medieve italiane, Milani dhe Juventusi mund të konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Mattia De Sciglion dhe Simone Zazan.
Zaza ishte në prag të një lëvizje në Wolfsburg, por transferimi u rrëzua pasi bardhezinjtë nuk mund të bien dakord për tarifën e transferimit.
Sipas calciomercato.com, ‘Djalli’ janë të njohur për interesimin e tyre në sulmuesin dhe raportohet se një marrëveshje e mundshme shkëmbimi është duke u konsideruar.
Faqja e internetit thotë se Juve ka ofruar një huazim 5 milionë euro me 20 milionë tjera për detyrim blerje për De Sciglion, por kjo u refuzua pasi Rossonerët kanë nevojë për para të gatshme për tregun e transferimeve.
Megjithatë, me Zazan, i cili vlen rreth 25 milionë euro dhe De Sciglio rreth të njëjtës shumë, një marrëveshje shkëmbimi mund të përfitojnë të dyja klubet, pasi Milani mund të forcojë sulmin pa bërë asnjë shitje.
Është e mundshme që Zaza do të gjej më shumë hapësirë në San Siro sesa në Juventus Stadium, ndërsa De Sciglio mund të shërbejë si rezervë për Dani Alvesin, me Stephan Lichtsteiner i lidhur me një largim. /Telegrafi/