Telegrafi

Mendohet marrëveshja e ‘çmendur’ United-West Ham, përfshihen dy yje

Sipas medieve franceze, West Ham do të kërkojë Anthony Martial, si pjesë e ndonjë marrëveshje e cila e sheh transferimin e Dimitri Payet te Manchester United.

Martial, i cili ka shënuar katër gola në 16 paraqitje deri më tani këtë sezon, nuk ishte pjesë e skuadrës së Unitedit në fitoren 2-1 ndaj Crystal Palace të mërkurën.

Sipas Le10Sport, Martial, i cili arriti në Old Trafford në shtator të 2015 nga skuadra e Ligue 1, Monaco, në një marrëveshje me vlerë të raportuar prej 57.6 milionë funteve, kërkohet nga Hammers.

Lexo po ashtu United ofron një futbollist dhe para për Payetin

E gjithë kjo, pasi që ‘Djajtë e Kuq’ kanë shprehur interesin e tyre në transferimin e mesfushorit të skuadrës londineze, Payet.

West Ham kanë bërë një fillim të ngadalshëm të sezonit në ligë dhe aktualisht zënë vendin e 15-të në tabelën e Ligës Premier League, katër pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. /Telegrafi/

Martial ndihet i palumtur si rezervist te United