Telegrafi

Mendes po merret me kalimin e Icardit te Valencia

Tashmë është bërë e ditur se Interi po tenton që ta largojë në këtë afat kalimtar Mauro Icardin.

Drejtori gjeneral i Nerazzurëve, Beppe Marotta, ka konfirmuar ditë më parë se sulmuesi argjentinas do të largohet nga skuadra qysh në këtë afat.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi dhe Valencia kanë filluar negociatat për huazimin e Icardit.

Jorge Mendes

Bisedimet do të udhëhiqen nga agjenti i famshëm në botën e futbollit Jorge Mendes edhe me agjente kryesore e sulmuesit është bashkëshortja e tij, Wanda Nara.

Lexo po ashtu Icardi padit Interin - fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

Agjenti portugez ka raportet shumë të mira me pronarin e skuadrës spanjolle, Peter Lim dhe po e ndihmon atë që të arrijnë sa më parë një marrëveshje.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar në këtë verë se Icardi nuk është në planet e tij,  derisa afati i transferimeve më 2 shtator. /Telegrafi/