Jorge Mendes dëshiron t’i bëjë një favor Juventusit duke i ofruar nënshkrimin me dyshen e njohur, portierin David De Gea dhe mesfushorin James Rodriguez.
Agjenti u njohur i futbollistëve dëshiron të kryej një transferim mahnitës të dyfishtë për Juventusin.
Pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, Mendes tani po planifikon t’iu bëjë bardhezinjtve një favor të ri.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Mendes dëshiron të transferojë David de Gean nga Manchester Unitedi te Juve në fund të sezonit.
Mendes gjithashtu ka në plan të vendosë në Torino yllin kolumbian të Bayern Munichut, James Rodriguez.
Portieri De Gea është jashtë kontratës në qershor dhe Mendes planifikon të sigurojë një lëvizje si lojtar i lirë për spanjollin.
Edhe në rastin e Jamesit, ish-mesfushori i Real Madridit është i gatshëm të largohet nga Bayerni – që nga janari – dhe agjenti Mendes thuhet se i ka ofruar kolumbianin presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli.
Te rasti i kolumbianit, Zonjës së Vjetër do t’i duhet të paguajë së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/