Telegrafi

Mendes kalon javën duke biseduar me Barçën për Semedon

Super-agjenti Jorge Mendes ka kaluar gjithë javën e fundit në negociata me Barcelonën.

Të vetëdijshëm për ndërprerjen e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, Mendes i ka ofruar Nelson Semedon e Benficas, katalunasve.

Lexo po ashtu ​Barcelona i vë ultimatum Bellerinit

Sipas A Bola , Mendes ka kaluar gjithë javën duke folur me Barçën rreth kushteve për mbrojtësin portugez, përcjell Telegrafi.

Semedo do të fillojë pushimin e verës vetëm pas Kupës së Konfederatave dhe është i etur të sqarojë të ardhmen e tij, gjë që ka parë përpjekjen e Mendes për të përshpejtuar zhvillimet me Barçën.

Mendes i ka thënë shefit sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez, se një ofertë prej 25-35 milionë euro do të bindë presidentin e Benficës, Luiz Felipe Vieira për të shitur mbrojtësin e talentuar. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Djajtë e Kuq paraqesin ofertën e tyre për Semedon