Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorellos, ka qëndruar në zyrat e Interit ku takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.
Menaxheri i sulmuesit belg tha se kishte ardhur në zyra e klubit, për të folur me Piero Ausilion dhe Beppe Marottan për të kuptuar situatën.
Ai e pranoi se është një operacion mjaft i vështirë, që edhe mund të mos realizohet me sukses.
“Nuk ka asnjë të re. Vetëm një sqarim me drejtorin sportiv, për të kuptuar më mirë situatën dhe më pas do të presim për vendimin që do të marrin ata”.
https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1146474814661545984
“Kohët nuk i vendosim ne, por është e qartë që nëse lojtari duhet të blihet, atëherë duhet të lëvizin gjërat. Sa i përket çmimit, nuk e di çfarë kanë në mendje, pasi unë nuk i bëj llogaritë e numrave asnjëherë”.
“Interi po provon sigurisht, pasi është një objektiv i deklaruar, por në fund të fundit, jo çdo objektiv arrihet. Është gjithmonë mjaft e vështirë”, ka thënë Pastorello pasi doli nga zyrat e Interit.
Klubi zikaltër dëshiron ta mbyll marrëveshjen për Lukakun para datës 7 korrik, kur nisin përgatitjet. Manchester United ka refuzuar deri tani çdo ofertë të Interit.
Angelzët duan të negociojnë vetëm nëse futet në shkëmbim Milan Skriniar, ose paguhen 84 milionë euro, aq sa u ble lojtari nga Evertoni. /Telegrafi/