Ditë më parë bujë shkaktoi një deklaratë e reperit Cozman bërë në rrjetet sociale.
Hip hop ylli i Babastars duket se ka pakënaqësi të madhe me antarët tjerë të grupit, për të cilët tha në një video publikim se “nuk janë kërkah”.
Nuk ka vonuar shumë dhe me anë të një reagimi në rrjetet sociale në komentim e sipër me adhurues të Babastars, menaxheri, Dekorim Sahiti, reagoi duke konfirmuar se kë ai menaxhon.
Ai po ashtu la të kuptohet se janë artistët ata që punojnë vet në muzikë.
Sipas tij, Babastars janë të gjithë ata që e ndjejnë veten se janë të tillë.
“Babatars ka qenë, është dhe do të mbetet. Babastasr është secili përson që ndjen veten Babastars, në këtë rast Babastars jeni edhe ju. Sa i përket muzikës, në të janë ata që punojnë dhe veprojnë, sa i përket mu personalisht si menaxher, unë menaxhoj Ghetto Geasyn, Majkin dhe Onatin. Së shpejti projekte të reja dhe për një kohë edhe artistë të rinj. Besoj se jam i qartë, flm shumë”, ka shkruar Sahiti në Facebook.
Duket se çarjet në grup dhe hendeku mes shokëve të vjetër është shumë i madh.
Kohë më parë edhe Skivi u largua nga Babastars, për t’i qëndruar besnik Albert Krasniqit, i cili hapur doli kundër të gjithë antarëve të Babastars.
Ndërkaq, largimi i Cozman pritet të mos jetë i fundit në vazhdën e pakënaqësive dhe mospajtimeve mes miqve të vjetër të një prej ‘labelave’ më të suksesshëm shqiptar. /Telegrafi/