Memphis Grizzlies ka shënuar fitore kundër Minnesota Timberwolwes me rezultat 102:98 në ndeshjen e parë të sezonit në NBA.
Ekipi prej Mineapolisit ka shkëlqyer prej fillimit të ndeshjes, duke krijuar epërsi prej 16: 1, por Grizzlies arriti ta kthente rezultatin në saje të Mike Conley (24 pikë) – Marc Gasol (18) – Zach Randolph (19 pikë, 11 kërcime), transmeton Telegrafi.
Një rol të rëndësishëm në triumfin e Memphisit ka pasur edhe lojtari më i vjetër në NBA, Vince Carter, i cili nuk lejoi koshashënuesin më të mirë të Minesotës, Andrew Wiggins (25 pikë), të shënonte ndonjë pikë në çerekun e fundit të takimit.
Edhe Carl-Anthony Towns ishte nj[ ndër basketbollistët më efikas në mesin e ekipit mysafirë duke shënuar 21 pikë. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Indiana – Dallas 130:121 (OT)
Orlando – Miami Heat 96:108
Boston – Brooklyn 122:117
Toronto – Detroit 109:91
Memphis – Minnesota Timberwolves 102:98
Milwaukee – Charlotte 96:107
New Orleans – Denver 102:107
Philadelphia – Oklahoma 97:103
Phoenix Suns – Sacramento Kings 94:113
LA Lakers – Houston 120:114
https://www.youtube.com/watch?v=hGSGdEB-CxI