Telegrafi

Memphis Depay prodhoi një driblim dhe gol fantastik kundër Inter Miami

Memphis Depay krijoi një moment madhështie, teksa Barcelona filloi turneun e saj para-sezonal në Amerikë me një fitore të shkëlqyer 6-0 kundër Inter Miamit.

Duket sikur ka qenë një para-sezon i gjatë për Barçën tashmë këtë verë, me sagat e gjata të transferimeve të Raphinha, Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong që vazhdojnë për javë të tëra.

Nënshkrimet e dyshes së lartpërmendur e kanë shtyrë Depayn si një zgjedhje jo primare, veçanërisht me nënshkrimet e Ferran Torres dhe Pierre-Emerick Aubameyang në janar, dhe rinovimin e kontratës së Ousmane Dembele.

Lexo po ashtu Barcelona fiton me spektakël miqësoren ndaj Inter Miamit, shkëlqejnë transferimet e verës

Depay është lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur, pasi thuhet se i është thënë nga Xavi se ai nuk ka vend më në Camp Nou.

Ai ishte gjithashtu në krye të mediave të martën për shtrëngimin e tij jashtëzakonisht të vështirë të duarve me Thierry Henry në stërvitje.

Megjithatë, mëngjesin e së mërkurës, holandezi i kujtoi menaxherit të tij aftësitë brilante, me një gol mahnitës kundër skuadrës së Inter Miami.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit bëri një lëvizje magjike brenda zonës, për të shmangur një kundërshtar dhe për të shënuar në këndin e poshtëm.

Ky driblim dhe gol i Depay ka pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/