Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi: Agim Bahtirin se pyet kush për asgjë, as në AKR e askund tjetër

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri, i cili sot tha se “e keqja e këtij vendi është PDK-ja…”.

Lexo po ashtu Bahtiri: E keqja e këtij vendi është PDK-ja

“Agim Bahtirin s’e pyet askush për asgjë, as në AKR e askund tjetër. Kjo u vërtetua me hyrjen e AKR-së në koalicion me ne, veç një ditë pas mohimit kategorik të këtij njeriu për një koalicion të tillë”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net. “Deklaratat e tilla s’i ndihmojnë për zgjedhje komunale, sepse qytetarët e Mitrovicës tashmë e dinë se çfarë dëme ju ka sjell keqqeverisja e Agim Bahtirit për katër vite”.

Exit mobile version