Dy futbollistët e Interit, Felipe Melo dhe Jonathan Biabiany do të transferohen në kampionatin kinez.
Hapësirat e pakta në Inter kanë bërë që dy lojtarët të kërkojnë largimin nga ‘Neroazzurrët’.
Sipas medieve italiane, dyshja ka arritur marrëveshje me gjigantin kinez Jiangsu Suning.
Braziliani Melo është 33 vjeç dhe nuk ka më vend në Inter, ndërsa Biabiany 28 –vjeçar pritet të fitojë një kontratë më të mirë nga kinezët.
Gjithsesi Interi për t’i lënë të lirë këta dy lojtarë pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/