Xhuli Nura dhe Melisa Lleshi janë përfshirë në një debat gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Ato debatuan me tone të larta për një keqkuptim që ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova lidhur me një pako të qumështit të sojës.
Debati i tyre për ngatërrimin e qumështit të sojës vazhdoi për disa minuta.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” e akuzoi modelen nga Drenica se ia kishte bërë me dëshirë asaj, çështjen e ngatërrimit të qumështit të sojës.
“E kam shumë seriozisht, është shumë vështirë të më bësh mua me nerva. Kur të bëj be për vëllanë, e kam seriozisht”, janë fjalët e Melisës.
Xhuli përndryshe që nga fillimi ka pasur mosmarrëveshje me disa prej banorëve, e më së shumti për pjesën e kuzhinës.
Kjo pasi ajo ka marrë përsipër çdo gjë rreth ushqimit duke qenë se përgatit çdo ditë. /Telegrafi/