Big Brother VIP Kosova është drejtë finales së madhe dhe tashmë numri i banorëve po shkon duke rënë.
Edhe sonte (e premte) gjatë spektaklit të radhës është eliminuar një tjetër banorë.
Këtë javë u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme banorja nga Shqipëria, Melisa Lleshi.
Kujtojmë që qëndrimi i saj në BBVK bëri që ajo të kthehej në një prej banoreve më të komentuara, ajo vetëm pak javë më parë ndau me publikun një rrëfim tronditës.
Melisa zbuloi që në moshën pesë vjeçare ishte ngacmuar seksualisht, një rrëfim ky që ngjalli disa debate në shtëpinë e famshme.
Ndryshe, theksojmë që banorët e mbetur janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/